Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një vendim i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, duke vendosur standarde më të forta për mbrojtjen e lirisë personale.
Një vendim i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri pritet të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, duke vendosur standarde më të forta për mbrojtjen e lirisë personale.
Gjykata e Lartë ka vendosur rishikimin e vendimit unifikues të vitit 2011, duke përcaktuar rregulla të reja mbi mënyrën e aplikimit dhe arsyetimit të kësaj mase kufizuese. Sipas vendimit të Kolegjit të Bashkuar, gjykatat nuk mund të mjaftohen më me një arsyetim formal, por duhet të analizojnë realisht çdo alternativë më të lehtë se paraburgimi.
Në vendim theksohet se praktika e mëparshme, sipas së cilës nuk ishte e detyrueshme shqyrtimi i masave alternative, bie ndesh me Kodin e Procedurës Penale dhe standardet e Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykatat duhet të japin argumente konkrete dhe të individualizuara pse masa e arrestit me burg është e domosdoshme në çdo rast.
Një tjetër element kyç i vendimit është se “arresti në burg” konsiderohet tashmë një masë përjashtimore. Ajo mund të vendoset vetëm kur të gjitha alternativat e tjera janë të papërshtatshme. Gjykata nënvizon se rrezikshmëria nuk mund të bazohet vetëm në natyrën e veprës penale apo në dënimin e parashikuar, por duhet të mbështetet në rrethana konkrete si mënyra e kryerjes së veprës, pasojat, si dhe profili personal e familjar i të dyshuarit.
Po ashtu, vendimi i jep një rol më të madh prokurorisë, duke përcaktuar se barra për të justifikuar nevojën e paraburgimit i takon pikërisht këtij institucioni. Gjykatat, nga ana e tyre, kanë detyrimin ta verifikojnë dhe arsyetojnë këtë nevojë në çdo fazë të procesit.
VENDIMI I PLOTE
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë marrë vendim mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë praktikë drejt standardeve kushtetuese e konventore për mbrojtjen e lirisë personale.
Kolegjet e Bashkuara vlerësuan se praktika gjyqësore kërkonte qartësim, saktësim, standardizim, ndryshim dhe zhvillim të mëtejshëm në mënyrën e kuptimit dhe zbatimit të masës “arrest në burg”. Përmes këtij vendimi, Kolegjet orientojnë gjykatat drejt zbatimit të standardeve në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke ritheksuar se kufizimi më i rëndë i lirisë personale nuk mund të mbështetet në formulime të përgjithshme, por kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm.
Kolegjet e Bashkuara përcaktuan tri rregulla kryesore:
Së pari, formulimi i mëparshëm, sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i individualizuar, i mbështetur në fakte dhe i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat konkrete të çështjes.
Së dyti, masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit nuk mund të nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa.
Së treti, barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg” i takon prokurorisë. Gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë këtë nevojë në çdo fazë të procedimit. Vendimmarrja e saj nuk mund të kushtëzohet nga paraqitja ose jo e “provave pozitive” nga i pandehuri.
Ky vendim ka rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore, pasi qartëson kushtet, kufijtë dhe mënyrën e arsyetimit të masës “arrest në burg”, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, Kushtetutën dhe standardet e GJEDNJ-së. Në këtë mënyrë, Kolegjet e Bashkuara forcojnë qëndrueshmërinë, njëtrajtshmërinë dhe parashikueshmërinë e praktikës gjyqësore, duke vendosur në qendër garancitë e lirisë personale dhe nevojën për një kontroll gjyqësor real, konkret dhe proporcional.
Në çështjen konkrete, Kolegjet e Bashkuara lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke vlerësuar se rekursi i prokurorisë nuk gjente mbështetje në ligj.
Vendimi i plotë dhe i arsyetuar i Kolegjeve të Bashkuara do të vihet në dispozicion brenda afatit ligjor dhe do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.
16:28 1 min më parë04.05.2026.
Autori
Në Komisionin e Jashtëm, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha hodhi poshtë qëndrimet e dy muajve të fundit të opozitës e cila ngulmon se procesi për anëtarësimin në BE është bllokuar.
15:14 1 h më parë04.05.2026.
Autori
Policia bën me dije se ka arrestuar dy 25-vjeçaret pas zjarrit që përfshiu banesën e tyre, ndërsa konstaton se qirinjtë aromatikë shkaktuan flakët.
14:14 2 h më parë04.05.2026.
AutoriNjë tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, duke i marrë jetën një personi dhe duke lënë të plagosur drejtuesin e një motori. Ngjarja ndodhi në fshatin Otllak, ku një motor u përplas nga pas me një automjet tip “BMW” që ishte në lëvizje.
13:59 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të brendshëm familjar, ndërsa policia dyshon se 54-vjeçari ka pasur si motiv vetëgjyqësinë.
13:54 2 h më parë04.05.2026.
Autori
Sipas padisë, Sela pretendon se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e PD. Ajo argumenton se vendimi është marrë pa transparencë dhe pa një arsyetim të plotë ligjor.
13:38 2 h më parë04.05.2026.
AutoriNgjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.5, në zonën e ish-Kënetës, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, duke drejtuar automjetin me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit, përplasi tre fëmijë që po luanin në trotuar. Për pasojë, dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeç, humbën jetën.
13:25 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Hetimet për një nga çështjet më të mëdha financiare në sektorin e naftës në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re, me paraqitjen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të dy ish-drejtuesve të kompanisë Bankers Petroleum.
13:10 3 h më parë04.05.2026.
Autori
Një operacion i koordinuar i autoriteteve shqiptare ka çuar në ndalimin e një shtetasi turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë përmes aeroportit të Rinasit.
11:55 4 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)