“Fol me Jezusin” për 1.99 dollarë, lançohet aplikacioni i pazakontë

Sipas kompanisë, “Jesus AI” është një mentor modern i krijuar për të frymëzuar, udhëzuar dhe ngritur moralin te kushdo që kërkon mbështetje në jetën e tij të përditshme. Shërbimi kushton 1.99 dollarë për minutë, me një paketë 45-minutëshe të disponueshme për 49.99 dollarë.

04.05.2026. 16:00

“Fol me Jezusin” për 1.99 dollarë, lançohet aplikacioni i pazakontë

Startup-i teknologjik "Just Like M " ka lançuar një shërbim chatbot-i që u lejon përdoruesve të tij të bisedojnë me një imazh dixhital të Jezu Krishtit, për 1.99 dollarë në minutë. Sipas kompanisë, “Jesus AI” është një mentor modern i krijuar për të frymëzuar, udhëzuar dhe ngritur moralin te kushdo që kërkon mbështetje në jetën e tij të përditshme.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Chris Breed, shpjegoi se modeli i inteligjencës artificiale u trajnua mbi Biblën, si dhe predikimet nga priftërinj të ndryshëm. Ai sqaroi gjithashtu se chatbot-i nuk ka për qëllim të zëvendësojë besimin, klerin apo shkrimet e shenjta, por të ofrojë një "prani të dhembshur" për të ndihmuar njerëzit të përballen me sfidat e jetës.

Përdoruesit mund të bëjnë videothirrje me një avatar digjital të Jezusit, pamja e të cilit bazohet në performancën e aktorit Jonathon Roumie nga seriali televiziv i njohur ‘The Chosen’.

Pavarësisht pretendimeve të kompanisë se aplikacioni i afron njerëzit me Zotin, pritja në mediat sociale ka qenë kryesisht negative, me shumë përdorues që e akuzojnë kompaninë për shfrytëzimin e besimtarëve naivë për përfitime financiare.

Kjo është e ligë. Mund të flasësh me Jezusin e vërtetë falas kur të duash”, komentoi një përdorues në X.

1.99 në minutë? Duket sikur inflacioni ka goditur edhe rrëfimet ndaj Jezusit”, komentoi një tjetër me humor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)