“Ju meritoni të gjithë mbiemrin Balluku”, Berisha sulmon mazhorancën: Ju vetëm vidhni, shqiptarët largohen

Kreu i PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi mazhorancën se po vijon të grabisë paratë e shqiptarëve.

04.05.2026. 17:35

“Ju meritoni të gjithë mbiemrin Balluku”, Berisha sulmon mazhorancën: Ju vetëm vidhni, shqiptarët largohen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar edhe njëherë mazhorancën se po vjedh paratë e shqiptarëve, duke i detyruar ata të marrin rrugët e botës.

Berisha solli në vëmendje rastin e çmimit të naftës, i cili sipas tij është më i larti në botë, teksa kritikoi dhe vendimin e qeverisë për të hequr subvencionet për fermerët.

“Emigrantët e zhveshën Kreun e Kuvendit, i thanë se ne jemi këtu se ju vidhni. Ju bllokuat rastin Balluku. Ata ikin nga kjo tokë e bekuar sepse ju vidhni. Në vend që të ktheheni në njeri, bëni aktin si ai kriminel që shkeli me makinë dy engjëj. Vetëm në kontrollin e fundit, Sokol Balluku me dhëndrin e tyre Arbër Balluku, bëhej fjalë për të paktën 80 mln euro të grabitura dhe ju e mbroni.

Çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve? Ju meritoni mbiemrin Balluku të gjithë. Si mund të flisni ju për hallet e popullit. Jeni e vetmja qeveri në botë me cmimin më të lartë të naftës dhe gazit. Ju hiqni fshatarëve subvencionin për naftën. A ka akt më cinik. Shqiptarët marrin rrugët e dheut dhe ju vidhni. Në kulmin e shtrenjtimit të naftës, iu i thoni atyre se iu hoqët subvencionin, të cilin e kanë të gjitha vendet evropiane.

Rama iu thoshte fermerëve se e ka hequr Evropa këtë subvencion. Fermerët shqiptarë janë të vetmit që nuk marrin para nga IPARDI”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)