Zbulohet lokali ku viheshin baste të paligjshme, arrestohet administratori

Policia e Tiranës ka ndaluar administratorin e lokalit që vendoste baste në mënyrë të paligjshme.

04.05.2026. 16:28

Zbulohet lokali ku viheshin baste të paligjshme, arrestohet administratori

Policia e Tiranës ka zbuluar një rast të zhvillimit të basteve sportive të paligjshme në një lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, u konstatua se në këtë ambient ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm.

Në flagrancë u arrestua administratori i lokalit, shtetasi me inicialet S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u sekuestruan tre telefona celularë, në të cilët ishin të hapura faqe për vendosjen e basteve sportive.

Operacioni i koduar “Fati i lojërave” po vijon edhe në zona të tjera të kryeqytetit, me qëllim zbulimin dhe goditjen e rasteve të tjera të basteve të paligjshme.

Materialet për këtë rast i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të ndjekë veprimet e mëtejshme ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)