Nënkampion bote, shkëlqen peshëngritësi i moshave Samoel Rrasa

18-vjeçari Samoel Rrasa ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u shpallur nënkampion bote në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt.

04.05.2026. 17:08

Nënkampion bote, shkëlqen peshëngritësi i moshave Samoel Rrasa

Një tjetër talent shqiptar po bën emër në arenën ndërkombëtare të sportit të vështirë të peshëngritjes. 18-vjeçari Samoel Rrasa ka arritur një sukses të rëndësishëm, duke u shpallur nënkampion bote në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt.

Garues në kategorinë 65 kg, Rrasa tregoi nivel të lartë në stilin e shkëputjes, ku ngriti 134 kg dhe siguroi medaljen e argjendtë, duke u renditur i dyti në botë në këtë disiplinë. Një performancë që konfirmon potencialin e tij si një nga shpresat më të mëdha të sportit shqiptar.

Në dygarësh, ai ngriti një total prej 290 kg, duke u renditur në vendin e katërt, shumë pranë podiumit, çka e bën edhe më të vlefshme paraqitjen e tij.

Sipas Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ky rezultat është një tregues i qartë i progresit që po bën peshëngritja shqiptare dhe një sinjal pozitiv për të ardhmen.

Arritja e Rrasës nuk është vetëm një medalje, por një dëshmi e punës, disiplinës dhe talentit të një brezi të ri sportistësh që po e çojnë Shqipërinë gjithnjë e më lart në skenën botërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)