Kapet i kërkuari në Fier, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj për kultivim kanabisi
Një shtetas i dënuar me burg për kultivim narkotikësh është arrestuar së fundmi nga policia e Fierit.
10:38 1 ditë më parë03.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Milano festoi deri vonë pas triumfit të Interit, që siguroi titullin kampion pas fitores ndaj Parmës në “San Siro”. Skuadra zikaltër festoi Scudetton e 21-të së bashku me mijëra tifozë, fillimisht në stadium dhe më pas në zemër të qytetit.
Milano festoi deri vonë pas triumfit të Interit, që siguroi titullin kampion pas fitores ndaj Parmës në “San Siro”. Skuadra zikaltër festoi Scudetton e 21-të së bashku me mijëra tifozë, fillimisht në stadium dhe më pas në zemër të qytetit.
Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera shpërtheu në tribunën “Curva Nord”, ku lojtarët dhe trajneri u përshëndetën një nga një nga tifozët, mes koreve dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm. Festimet në fushë u shoqëruan edhe me batuta dhe thirrje ndaj rivalëve, ndërsa lojtarë si Marcus Thuram, Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries iu bashkuan këngëve të tifozëve.
Më pas, festa u zhvendos në qendër të Milanos, në sheshin “Duomo”, ku mijëra tifozë ishin mbledhur që në minutat e fundit të ndeshjes. Thirrja e Thuram “Do të shihemi të gjithë atje” u kthye në realitet, pasi disa nga lojtarët kryesorë mbërritën në shesh rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Në mesin e tyre ishin Federico Dimarco, Thuram, Pio Esposito, si dhe më pas iu bashkuan edhe Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella. Me megafon në dorë, ata udhëhoqën tifozët në kore dhe festime, duke krijuar një atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit.
Festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa rreth orës 02:30 turma nisi të shpërndahej, duke mbyllur një natë historike për klubin dhe tifozët zikaltër.
Inter është zyrtarisht kampion i Italisë. Zikaltërit kanë siguruar titullin e 21-të në historinë e klubit, duke kurorëzuar një sezon rilindjeje të plotë pas zhgënjimeve të mëdha të një viti më parë.
23:05 15 h më parë03.05.2026.
Autori
18-vjeçari, i cili po garon në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Ismailia të Egjiptit, arriti të shpallet nënkampion bote, duke konkurruar përballë sportistëve të kategorive U20 dhe U23.
20:12 18 h më parë03.05.2026.
Autori
Kjo fitore shënon gjithashtu një dopietë të parë në përballjet direkte ndaj rivalëve të përbetuar pas një dekade.
18:58 19 h më parë03.05.2026.
AutoriVendimi i teknikut 50-vjeçar erdhi menjëherë pas humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Tiranës, një disfatë që duket se ka rënduar situatën në kampin durrsak, me ekipin që aktualisht lufton për mbijetesë në kampionat.
16:28 22 h më parë03.05.2026.
Autori
Egnatia ndan rrugët me Edlir Tetovën pak para nisjes së fazës “Final Four” e cila përcakton dhe fituesin e këtij viti.
13:22 1 ditë më parë03.05.2026.
Autori
Nga një minutë heshtje për humbjen e Alex Zanardi-t, Miami Sprint pa Lando Norris të merrte fitoren në fund të një gare nëntëmbëdhjetë xhirosh që edhe një herë filloi me një nisje të dobët në semafor, duke e penguar menjëherë Kimi Antonelli-n të sfidonte fitoren.
20:31 1 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve që organizohen për 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA.
19:49 1 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Dinamo ka mposhtur Egnatian sot me një rezultat 2-0 në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Të dy golat e shpejtë të Malomos u shënuan brenda një harku kohor brenda 5 minutash në pjesën e parë, duke përmbyllur gjithçka.
18:32 1 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Zikaltërit e kanë gjithçka në dorën e vet. Nëse të dielën më 3 maj arrin të fitojnë kundër Parmës, atëherë titulli është i sigurt, pavarësisht rezultateve të rivalëve.
16:04 1 ditë më parë02.05.2026.
Autori
Komente (0)