Sherr në familje në Cërrik, vëllai tenton të shembë shtëpinë e motrave me ekskavator

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të brendshëm familjar, ndërsa policia dyshon se 54-vjeçari ka pasur si motiv vetëgjyqësinë.

04.05.2026. 13:54

Sherr në familje në Cërrik, vëllai tenton të shembë shtëpinë e motrave me ekskavator

Një konflikt mes familjarëve në Cërrik ka marrë përmasa të pazakonta, pasi një 54-vjeçar dyshohet se ka përdorur një ekskavator për të dëmtuar banesën në pronësi të dy motrave të tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të brendshëm familjar, ndërsa policia dyshon se 54-vjeçari ka pasur si motiv vetëgjyqësinë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë së Cërrikut, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në këtë akt.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)