Arrestohet turku në Tiranë, akuzohet për grusht shteti në vendlindje

Një operacion i koordinuar i autoriteteve shqiptare ka çuar në ndalimin e një shtetasi turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë përmes aeroportit të Rinasit.

04.05.2026. 11:55

Në pranga ka rënë Ibrahim Karaoğlu, 67 vjeç, i cili kërkohej për vepra të rënda penale, përfshirë “tentativë për rrëzim të rendit kushtetues” dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndalimi u realizua nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe partnerët turq, pas shkëmbimit të informacionit operacional dhe intensifikimit të kontrolleve në pikat kufitare. Operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave në kërkim ndërkombëtar që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Arrestimi i 67-vjeçarit u krye në zbatim të një urdhri të prokurorit, të lëshuar më 8 gusht 2017, si dhe të një vendimi të Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)