‘Leonidha’, arma sekrete e SHBA-ve që "skuq" dronët me fibra optike

Sistemi ‘Leonidha’ mund të neutralizojë tufa dronësh brenda sekondash dhe është tani një nga armët më të fuqishme në arenalin e SHBA-ve.

21.04.2026. 17:51

‘Leonidha’, arma sekrete e SHBA-ve që "skuq" dronët me fibra optike

Dronët tani janë mjeti dominues në luftën moderne, por SHBA-të duket se e kanë gjetur përgjigjen ndaj kërcënimit të sulmeve masive me sistemin revolucionar ‘Leonidha’.

Teknologjitë tradicionale të mbrojtjes, të projektuara për të rrëzuar objektivat një nga një me plumba ose raketa, e kanë të vështirë të përballen me një mori dronësh që sulmojnë njëkohësisht. Por, sistemi ‘Leonidha’ e mbush këtë boshllëk duke përdorur një teknologji që nuk mbështetet në predha fizike, por në energji.

Foto: Epirus

Në vend të eksplozivëve, ‘Leonidha’ përdor valë me fuqi të lartë. Ato lëshojnë një puls të fuqishëm energjie elektromagnetike që synon drejtpërdrejt qarqet elektronike të dronëve.

Rezultati është që dronët nuk shpërthejnë, por truri i tyre elektronik digjet menjëherë, duke i bërë ata plotësisht të paoperueshëm. Në një demonstrim të kohëve të fundit, sistemi u aktivizua vetëm një herë dhe arriti të neutralizonte një tufë prej 50 dronësh pothuajse njëkohësisht, brenda pak sekondash.

Foto: Epirus

Dallimi kryesor midis ‘Leonidhës’ dhe sistemeve të tjera, siç janë lazerët, është se nuk ka nevojë të fiksohet individualisht në secilin objektiv. Ndërsa një lazer duhet të synojë me saktësi një pikë specifike, mikrovalët mbulojnë një zonë të tërë. Kjo e bën atë shumë më të shpejtë dhe më efektiv kundër kërcënimeve masive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)