Platforma e rrjeteve sociale Instagram ka prezantuar një funksion të ri që u lejon përdoruesve të modifikojnë komentet e publikuara, por vetëm brenda një afati kohor prej 15 minutash nga momenti i postimit. Njoftimi është bërë përmes kanaleve zyrtare të platformës.
Kujtojmë se mundësia për të redaktuar mesazhet direkte ishte prezantuar më herët, gjatë vitit 2024. Me këtë risi, përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të fshijnë një koment për ta rishkruar nga e para, një proces që shpesh ishte i lodhshëm. Tani, pasi publikohet një koment, ekziston një afat kohor prej 15 minutash gjatë së cilës ai mund të modifikohet disa herë pa kufizim.
Gjithçka vlen për aq kohë sa nuk tejkalohet ky afat. Pasi një koment ndryshohet, poshtë tij shfaqet etiketa “modifikuar”, njësoj siç ndodh edhe në WhatsApp. Megjithatë, ndryshimet mund të bëhen vetëm në tekstin e komentit, ndërsa elementët e bashkangjitur si imazhe apo GIF mbeten të pandryshuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)