Një pamje mbresëlënëse është regjistruar së fundmi në Gjibraltar. Shërbimi meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka treguar formimin e reve në kohë reale dhe në një qiell të hapur me ngjyrë blu.
Fenomeni ndodh kur një erë e ngrohtë lindore transporton lagështi nga Deti Mesdhe drejt tokës. Kur masa e ajrit përplaset me terrenin e pjerrët të zonës, ajo ngrihet lart në atmosferë.
Gjatë ngjitjes, ajri ftohet dhe lagështia që mbart fillon të kondensohet, duke krijuar re, mjegull dhe avull që formohen para syve. Ky është një proces natyror, por jashtëzakonisht spektakolar për t’u parë. Mbi të gjithçka kur zhvillohet në çast.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)