Një aksident i rëndë në një fabrikë lëkure në Gjermani ka shkaktuar viktima dhe të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Runkel, në landin Hessen, ku tre punonjës kanë humbur jetën gjatë procesit të punës brenda objektit industrial. Dy punonjës të tjerë ndodhen në gjendje kritike dhe po marrin trajtim mjekësor.
Sipas policisë gjermane, aksidenti ka ndodhur në ambientet e fabrikës, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)