Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si një hap drejt paqes mes dy vendeve. Sipas tij, marrëveshja do të hyjë në fuqi të enjten në orën 17:00 sipas kohës lindore amerikane.
Në një deklaratë, Trump bëri të ditur se vendimi erdhi pas bisedimeve me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ai theksoi se të dy liderët janë dakordësuar për këtë armëpushim si një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit.
Presidenti amerikan shtoi se ka angazhuar zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për të punuar me palët, së bashku me drejtuesin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine.
Kjo marrëveshje vjen pasi Izraeli dhe Libani zhvilluan bisedimet e para të drejtpërdrejta pas dekadash në Washington, DC.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)