Zjarr në katin e katërt te “Hotel Tirana”

Një vatër zjarri është raportuar në katin e katërt të “Hotel Tirana” në kryeqytet, duke shkaktuar alarm te personeli dhe klientët.

16.04.2026. 18:50

Zjarr në katin e katërt te “Hotel Tirana”

Një zjarr është raportuar në katin e katërt të “Hotel Tirana” në kryeqytet, duke shkaktuar alarm te personeli dhe klientët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se flakët kanë nisur pasi një klient ka harruar diçka të ndezur në dhomë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe shuarjen e zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)