Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
"Aktiviteti i Call Center-ave apo Forex këtu është aktivitet i hershëm. Pikërisht se ka qenë i tillë jam detyruar në Komisionin e Ekonomisë të kërkoj shpjegime nga autoritetet dhe mbi të gjitha nga AMF, autoriteti i ndalimit të pastrimit të parave dhe Policia e Shtetit. Kam kërkuar të zhvilloj një seancë të përbashkët përfshirë AMF, Tatimet, Policinë e Shtetit me sektorin e Krimit Kibernetik, për të goditur këtë fenomen në territorin e Shqipërisë. E them me plot gojë se ky nuk është krim shtetëror, por i personave individualë që merren me këtë mashtrim të qytetarëve evropianë nga territori i Shqipërisë. Ajo që duhet kërkuar me forcë është që agjencitë ligjzbatuese të merren me këtë fenomen dhe ta godasin, sepse turpëron dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në raport me qytetarët e BE, që janë treguar bujarë që nga viti 1991 me këtë vend", tha Braçe.
Ndërsa për kreun e PD-së Sali Berisha call centerat kanë mbrojtjen e shtetit. "Si mor mos të ketë mandat arresti për Amant Josifin ku me grupin e tij kishte vjedhur 2.2…. dhe pasi i dërgonte në Dubai, i fuste në banka. Ai u arratis në Dubai, i shoqëruar nga Olsi Rama. Call-centerat e tij mbroheshin nga shteti. Kur Spanja e gjeti në Dubai dhe kërkoi ekstradimin, SPAK tha; jo se po e heton Spanja. E çeli gojën Uluzi (Për Ramën). I tha; të keqen, mos të të kemi barrë më. Aman të keqen Lubi…Kështu i tha. E shitoi zana", tha Berisha.
Pak ditë më parë u zhvillua dhe aksioni i fundit nga policia për call centera, duke goditur një rrjet të tillë në qendër të Tiranës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)