Para, përforcues valësh dhe kanabis, në pranga shoferi i kamionit në Portin e Durrësit

Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.

16.04.2026. 13:24

"Specialistët e për Hetimin e Krimeve  në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin O. T., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në PKK Port Durrës, në dalje, gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në kamionin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një pajisje elektronike (përforcues valësh), një shumë monetare, të padeklaruara dhe pa dokumentacion shoqërues, si dhe një sasi të vogël  lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisja elektronike, një shumë e konsiderushme parash, lënda e dyshuar narkotike, kamioni dhe celulari i të arrestuarit", thotë policia.  

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)