Aksion policor në veri të Kosovës, sekuestrohen armë dhe municion

Gjatë operacioneve, policia ka gjetur armë të ndryshme, përfshirë pushkë automatike të tipit AK-47, armë gjuetie, municion, si dhe pajisje të tjera ushtarake

Burimi: Kosovapress

16.04.2026. 14:49

Aksion policor në veri të Kosovës, sekuestrohen armë dhe municion

Policia e Kosovës ka zhvilluar disa operacione gjatë së enjtes në veri të vendit, duke zbuluar dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ilegale.

Aksionet janë realizuar nga njësitë rajonale në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve të marra nga qytetarët. Kontrollet janë përqendruar në territorin e Zubin Potokut, përfshirë disa fshatra të zonës.

Gjatë operacioneve, policia ka gjetur armë të ndryshme, përfshirë pushkë automatike të tipit AK-47, armë gjuetie, municion, si dhe pajisje të tjera ushtarake. Në një prej rasteve janë zbuluar edhe mjete shpërthyese, të cilat janë trajtuar nga njësitë speciale përkatëse.

Në një tjetër ndërhyrje në një banesë të banuar, është ndaluar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha rastet janë duke u hetuar dhe janë iniciuar procedura për posedim të paautorizuar të armëve. Policia ka theksuar se operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)