Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë në Prishtinë. Dy persona janë plagosur, teksa dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.

Burimi: Kosovapress

16.04.2026. 09:57

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” të kryeqytetit.

Ngjarja është ende e paqartë, teksa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në  vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët vijojnë hetimet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)