Kreu i demokratëve Sali Berisha mori fjalën e tij në Kuvend ku tha se kryeministri Edi Rama gënjeu fermerët e Lushnjes kur tha se në vendet e BE-së nuk ka subvencione për bujqësinë.
"Ky parlament nuk mban mend asgjë tjetër veçse vjedhen binomit Rama- Balluku. Kreu juajju deklaroi socialistëve në Lushnje se Europa nuk subvencionon me naftën. Një mashtrim të turpshëm, të paskrupullt dhe ju që qeshni. Sfidoj çdo njeri dhe çdo shqiptar të gjej një vend të vetëm anëtar të BE të mos subvencionojë naftën për fermerët. Përkundrazi, qeveria e rriti këtë vit. Një akt cinik dhe një mashtirm ndaj 40% të shqiptarëve", tha Berisha.
Pas akuzave të deputeti socialist Ardit Bido për politikat e bujqësisë në kohën e demokratëve, Berisha replikoi duke thënë socialistët bëjnë papagallin e Ramës.
"Ka ndryshuar në kulturën më tradicionale të zonës fushore e kodrinore të Shqipërisë ullinjtë bnë 11 milionë rrënjë, si bëni dot kurrë. Nuk matemi dot me BE e verteë, po vetëm Kosovën do ju kujtoj këtu, ka marrë këtë vit 200 milionë euro për bujqësinë, katër herë më shumë se Shqipëria. Po çjeni kaq të mjerë që bëni papaganllin e një hajduti, a jeni shqiptarë ju? ", tha ai
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)