Partia Demokratike kërkoi në Kuvend tërheqjen e ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
Deputeti Klevis Balliu deklaroi se këto ndryshime po bëhen vetëm që në krye të Gardës të vendoset i preferuari i kryeministri Rama.
“Një kostum që po përgatitet për një njeri që të bëhet drejtues i Gardës, një njeri që ka qejf kryeministrit. Nuk duhen bërë ligje për një individ të caktuar. Hiqet kriteret që t’i bëhen ndere Simonit të shoferit të kryeministrit. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ. Ky ligj duhet të tërhiqet”, tha Balliu.
Ndërkohë, kreu i grupit të PS, Balla u shpreh se shqyrtimi i këtij ligji do të shtyhet në seancën tjetër, por kërkoi që Garda të mos sulmohet me shpifje.
“Në komisione kërkuat kohë dhe tani thoni ndryshe. Kam kërkuar shtyrjen për në seancën pasaardhëse. Garda është një institucion elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Garda meriton respekt. Duhet të ofrojmë mbështetjen tonë e cila bën një detyre të rëndësishme. Çdo akuzë dhe shpifje ndaj saj është e ulët. Ajo iu shërben autoriteteve të shtetit nëse je në qeveri apo opozitë”, deklaroi Balla.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)