Debati për Rregulloren është zhvendosur në seancën plenare ku kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla propozoi rikthimin e çështjeve jashtë rendit të ditës në fillim të seancës.
"Në rregulloren e Kuvendit e kemi një nen, 45, për çështje që nuk janë në rend dite. Deri pak vite më parë çështjet që nuk ishin në rend dite, ishin në fillim. Në mënyrë të njëanshme nga grupi i PD në 2011 u hoqën për të shkuar në fund të seancës. Kemi pasur një debat të ashpër.
Tani u kanë ardhur mend dhe me të drejtë thoni që disa çështje deputeti duhet t’i ngrejë në fillim. Meqë jemi në moment ndryshimesh në rregullore a jeni dakord që ta rikthejmë këtë një orë në fillim rendi siç e kemi pasur dhe t’i japim fund kësaj procedurës qesharake, që në emër të procedurës… që asnjë nuk ka folur për procedurë…", tha Balla.
Në përgjigje të tij, Oerd Bylykbashi i PD-së tha se socialistët po ngushtojnë hapësirat e deputetëve.
"Ne dje në këshillin për Rregulloren diskutuam një set propozimesh në rregulloren e Kuvendit. Edhe kjo që sapo ndodhi këtu është treguesi i asaj që i qasemi rregullores, pra e bëjmë propozimin aty për aty. Madje e bëjmë duke shtrënguar hapësirat e opozitës në Kuvend. Duhet kohë që Kuvendi të studiojë…", tha Bylykbashi.
Ndërkohë Niko Peleshi kërkoi gjetjen e rrugës së përbashkët. "Të gjejmë një rrugë të përbashkët si ta heqim këtë që flet për rregulloren, por e shkel vetë rregulloren. Nëse kjo vjen siç thotë Boçi që përpiqemi të gjejmë hapësira, hajde të bëjmë ndryshime. Meqë kemi në dorën rregulloren hajde bëjmë ndryshime, por për këtë duhet bashkëpunim, kryetarët e grupeve ku i ftoj për bashkëbisedim të vijnë, sidomos për rregulloren", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)