Transporti publik në vend do t’i rikthehet normalitetit pas 24 orëve, ku flota e mjeteve u reduktua me 40% dhe shkaktoi kaos me lëvizjen e qytetarëve, kryesisht gjatë orëve të pikut, në kryeqytet.
Shoqata e Transportit Urban bën me dije se është arritur një marrëveshje mes tyre, qeverisë dhe pushtetit vendor për t’i hapur rrugë subenvicionimit të karburantit në lekë për litër.
Po ashtu bëhet me dije se në takimin me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e deleguar të bashkisë së Tiranës, është dakordësuar rikthimi në normalitet i lëvizjes, ndërsa shuma e subvencionimit mbetet ende e paqartë.
“Patëm një takim me ministren e ekonomisë, ministrin e infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvencion lekë për litër por do të jetë në diskutime si vlerë. Nga sot do të vazhdoj transporti me kapacitet të plotë se dhe operatorët duan ta orfojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si TVSH, akcizë për kategoritë që udhëtojnë falas”, thanë përfaqësuesit e shoqatës.
Shoqatat prej disa javësh tashmë i kishin kërkuar qeverisë subvencionime, pasi rritja e çmimit të naftës, ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme kishte sjellë kosto të papërballueshme për ta.
Ata kishin propozuar që kompensimi të kryhet për një periudhë 6-mujore, me një fond të përllogaritur në rreth 300 milionë lekë. Shoqatat po ashtu kërkuan heqjen e akcizës së naftës, taksës së qarkullimit dhe uljen e TVSH-së në 5%.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)