"Muskuj pa tru", kryeministri Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi ngjarjen e ndodhur në Zvërnec. Ai i ka konsideruar rojet private "muskuj pa tru" për forcën e përdorur, teksa shprehet se qarkullojnë të pavërteta.

31.05.2026. 16:37

"Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit", shkruan Rama. 

"Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.  Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura", vijon ai më tej.

Për vetë projektin kryeministri Edi Rama tha se do të flasë nesër live në në 10.00.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)