Autoritetet në Bali kanë nisur një fushatë të re kundër influencerave dhe krijuesve të përmbajtjes që hyjnë në ishull me vizë turistike, por më pas kryejnë aktivitet profesional në rrjete sociale në këmbim të përfitimeve si akomodim falas në hotele luksoze, vila, restorante apo Spa. Sipas autoriteteve, shumë persona po përdorin statusin e turistit ndërsa në realitet punojnë duke prodhuar video, “reels” dhe postime promocionale për biznese lokale.
Këto shërbime konsiderohen formë reklamimi dhe, si të tilla, përbëjnë aktivitet ekonomik. Për këtë arsye, Bali ka krijuar një njësi të posaçme kontrolli, e cila vepron si në terren në zonat më turistike, ashtu edhe përmes monitorimit të rrjeteve sociale.
Qëllimi është identifikimi i atyre që shkelin rregullat e vizave dhe përdorin qëndrimin turistik për punë të padeklaruar. Autoritetet theksojnë se edhe pse përmbajtjet në rrjete sociale mund të duken si “udhëtime personale”, nëse ato realizohen në këmbim të pagesës ose përfitimeve materiale, ato trajtohen si punë dhe kërkojnë vizë të përshtatshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)