Sipas raportimeve të “New York Times”, presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit dhe ka dërguar një version të rishikuar të propozimit për shqyrtim në Teheran. Burime të administratës amerikane bëjnë me dije se Trump është i pakënaqur me ritmin e ngadaltë të përgjigjes nga pala iraniane.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar që propozimi të bëhet më i rreptë, me qëllim përshpejtimin e procesit dhe rritjen e presionit mbi Iranin për të pranuar kornizën e marrëveshjes. Edhe media “Axios” raporton se Trump ka kërkuar ndryshime në draftin e përgatitur nga të dërguarit e tij.
Sipas burimeve, presidenti amerikan synon të forcojë disa pika kyçe të marrëveshjes, veçanërisht ato që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Burime nga SHBA theksojnë se synimi i Uashingtonit mbetet arritja e një marrëveshjeje, por me kushte më të forta se drafti fillestar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)