Kampioni i boksit, Jurgen Uldedaj mbron titullin botëror IBO në Londër

Pas 12 raundeve të forta dhe të balancuara, gjyqtarët vendosën fitoren në favor të boksierit shqiptar, i cili dominoi në 7 raunde.

31.05.2026. 11:14

Kampioni i boksit, Jurgen Uldedaj mbron titullin botëror IBO në Londër

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur me sukses titullin kampion bote në kategorinë IBO Cruiserweight, duke fituar ndaj nigerianit Austine Nnamdi në një meç të zhvilluar në Londër. Pas 12 raundeve të forta dhe të balancuara, gjyqtarët vendosën fitoren në favor të Uldedajt.

Boksieri shqiptar dominoi në 7 raunde, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 5 raunde. Me këtë vendim, lezhjani konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë në ring. Kjo fitore përfaqëson suksesin e 22-të në karrierën profesionale të Uldedajt, i cili ka regjistruar gjithashtu 8 fitore me nokaut dhe vetëm 1 humbje.

“Dua të falënderoj ekipin tim, familjen, sponsorët dhe të gjithë mbështetësit që kanë qenë pranë meje në çdo hap të këtij rrugëtimi. Besimi dhe mbështetja juaj kanë një vlerë të jashtëzakonshme. Nuk ka fjalë që përshkruajnë krenarinë që ndiej duke përfaqësuar Shqipërinë në skenën botërore. Sonte festojmë një tjetër sukses, por fokusi mbetet tek sfidat që na presin përpara”, u shpreh Uldedaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)