Allegri kërkon t’i rrëmbejë Milanit dy lojtarë

Massimiliano Allegri ka nisur të projektojë Napolin e ri, ndërsa mediat italiane zbulojnë emrat e parë që trajneri dëshiron të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Burimi: Sportmediaset

30.05.2026. 19:01

Allegri kërkon t’i rrëmbejë Milanit dy lojtarë

Massimiliano Allegri ka nisur të projektojë Napolin e ri, ndërsa mediat italiane zbulojnë emrat e parë që trajneri dëshiron të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Edhe pse marrëveshja e tij me klubin napolitan ende nuk është zyrtarizuar plotësisht, strategu italian po punon së bashku me drejtuesit për të ndërtuar ekipin që do të synojë sukseset në Itali dhe Europë.

Sipas raportimeve të së përditshmes italiane “Il Mattino”, në listën e dëshirave të Allegrit ndodhen disa futbollistë që ai i njeh mirë nga eksperiencat e mëparshme. Mes tyre spikasin Adrien Rabiot dhe Alexis Saelemaekers.

Mesfushori francez Rabiot mbetet një nga lojtarët më të vlerësuar nga Allegri. Të dy kanë bashkëpunuar më parë te Juventusi dhe më pas te Milani. Megjithatë, paga e lartë e francezit, mbi 5 milionë euro neto në sezon, mund ta bëjë të vështirë transferimin e tij në Napoli.

Më i arritshëm konsiderohet Alexis Saelemaekers. Futbollisti belg, pas aventurave me Milanin, Bolonjën dhe Romën, mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re në Serie A dhe Napoli po monitoron situatën e tij.

Një tjetër emër që vazhdon të lidhet me Allegrin është Dusan Vlahoviç. Sulmuesi serb mbetet një objektiv i dëshiruar nga trajneri, por aktualisht konsiderohet më shumë një ëndërr sesa një transferim realist. Kontrata e tij me Juventusin po shkon drejt fundit, por kërkesat e larta financiare e komplikojnë çdo negociatë të mundshme.

Në krahët e sulmit, Napoli po ndjek edhe dy profile të rinj. Bëhet fjalë për Anan Khalaili, talentin izraelit të Union Saint-Gilloise, si dhe argjentinasin Exequiel Zeballos të Boca Juniors.

Ndërkohë, për repartin defensiv, një nga emrat që pëlqehet si nga drejtuesit ashtu edhe nga Allegri është Mario Gila i Lazios. Mbrojtësi spanjoll shihet si një përforcim cilësor për prapavijën e skuadrës napolitane, e cila pritet të pësojë ndryshime gjatë merkatos së verës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)