“Fliste rusisht dhe tentoi të hyjë në kabinën e pilotëve”, avioni bën ulje emergjente nga pasagjeri problematik

Një fluturim i kompanisë United Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjer shkaktoi panik në bord duke tentuar disa herë të depërtojë në kabinën e pilotëve.

Burimi: Daily Mail

30.05.2026. 18:22

“Fliste rusisht dhe tentoi të hyjë në kabinën e pilotëve”, avioni bën ulje emergjente nga pasagjeri problematik

Një fluturim i kompanisë United Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjer shkaktoi panik në bord duke tentuar disa herë të depërtojë në kabinën e pilotëve.

Ngjarja ndodhi në fluturimin 2005 të United Airlines, i cili ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar O’Hare në Çikago drejt Minneapolis. Në bord ndodheshin 147 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi kur situata u përshkallëzua në ajër.

Sipas kompanisë ajrore, avioni Boeing 737 u devijua drejt Aeroportit Rajonal Dane County në Wisconsin pas një incidenti që u cilësua si “shqetësim sigurie i shkaktuar nga një pasagjer problematik”.

Dëshmitarë në bord raportuan se personi i dyshuar po bërtiste në gjuhën ruse dhe po përpiqej vazhdimisht të afrohej te kabina e pilotëve. Sipas komunikimeve të siguruara nga mediat amerikane, disa efektivë të forcave të rendit që ndodheshin rastësisht si pasagjerë në fluturim ndërhynë për ta neutralizuar.

Foto nga web

“Ai tentoi disa herë të hynte në kabinën e pilotëve. Nuk arritën t’i vendosnin menjëherë prangat, por e vunë nën kontroll pas disa përpjekjeve”, citohet të ketë thënë një person në komunikimin me kullën e kontrollit.

Pas uljes së avionit, pasagjeri u shoqërua nga autoritetet lokale, ndërsa agjentët e FBI-së mbërritën në aeroport për të nisur hetimet. Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportuan persona të lënduar.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fluturimi rifilloi udhëtimin drejt Minneapolis dhe pasagjerët mbërritën në destinacion disa orë më vonë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)