Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga shërbime të tjera emergjente, të cilat kanë nisur një operacion për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, prioriteti kryesor i ekipeve në terren është mbrojtja e pyllit me pisha, si dhe shmangia e rrezikut për bizneset dhe objektet që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Autoritetet po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së saj në sipërfaqe të tjera, ndërsa situata po monitorohet në vazhdimësi.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)