Gjobë të majme dhe pezullim aktiviteti, IKMT zbulon skandalin e mbetjeve të “Albchrome”

Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.

28.05.2026. 10:08

Gjobë të majme dhe pezullim aktiviteti, IKMT zbulon skandalin e mbetjeve të “Albchrome”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të gjobisë dhe të pezullojë përkohësisht aktivitetin e kompanisë “Albchrome” në Elbasan, pas një kontrolli për menaxhimin e mbetjeve industriale.

Sipas autoriteteve, gjatë inspektimit në ambientet e kompanisë janë gjetur rreth 318 tonë mbetje të rrezikshme, të krijuara nga procesi i pluhurit të kromit.

IKMT thotë se për këto mbetje nuk është gjetur asnjë kontratë për trajtimin, transportin apo asgjësimin e tyre, siç kërkohet nga ligji.

Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.

Autoritetet theksojnë se masat janë marrë për shkak të rrezikut që këto mbetje paraqesin për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve në zonë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)