Partneri nga Kosova e vrau dhe i vuri flakën shtëpisë, viktima në Ulqin 36-vjeçarja nga Lezha
Viktima është identifikuar si Dila Ndoj, ndërsa në pranga ka përfunduar 46-vjeçari Bashkim Gashi, i cili u arrestua nga policia malazeze vetëm pak orë pas ngjarjes.
Policia ka identifikuar shtetasen shqitare që u vra ditën e djeshme nga partneri i saj në qytetin e Ulqinit. Viktima e krimit të rëndë të ndodhur në lagjen Kodre të qytetit malazez është një 36-vjeçare me origjinë nga Balldreni i Lezhës, ndërsa autori i dyshuar, bashkëjetuesi i saj nga Kosova, dyshohet se i ka vënë më pas flakën shtëpisë për të fshehur gjurmët e krimit.
Viktima është identifikuar si Dila Ndoj, ndërsa në pranga ka përfunduar 46-vjeçari Bashkim Gashi, i cili u arrestua nga policia malazeze vetëm pak orë pas ngjarjes.
Sipas autoriteteve, Departamenti i Sigurisë në Ulqin është njoftuar rreth orës 00:30 për një zjarr të rënë në një banesë në lagjen Kodre. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti trupin e pajetë të 36-vjeçares.
“Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll personin që dyshohet se gjatë natës ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ndaj gruas që po bashkëjetonte dhe më pas ka shkaktuar zjarr në shtëpinë ku jetonin së bashku”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë malazeze.
Foto: X
Sipas hetimeve paraprake, pas krimit autori dyshohet se i ka vënë flakën banesës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pak më vonë ai u gjet me djegie në trup dhe u transportua fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, ndërsa më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku po mbahet nën mbikëqyrje policore.
Autoritetet bëjnë me dije se në koordinim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë janë sekuestruar pamje kamerash sigurie dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës.
“Veprimet e deritanishme policore dhe prokuroriale tregojnë dyshime se B.G. ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ka shkaktuar zjarr në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar nga aty”, deklaroi policia.
Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi për të ndjekur procedurat për tërheqjen e trupit.
Trupi i Dila Ndoj është dërguar për obduksion në Qendrën Klinike në Podgoricë, ku pritet të përcaktohen shkaku i saktë i vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes tragjike. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në Balldren të Lezhës, vendlindjen e 36-vjeçares.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Nëse Trump vendos përfundimisht të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iranit, shumica e objektivave të mbetura do të jenë shumë më të vështira për t'u gjetur ose goditur, sipas burimeve të cituara nga NBC.
Për shkeljet e konstatuara, kompania është gjobitur me 4 milionë lekë dhe është urdhëruar pezullimi i aktivitetit deri në trajtimin e plotë dhe të ligjshëm të mbetjeve.
Në GJKKO është shqyrtuar sot verifikimi i masave të sigurisë për të arrestuarit e operacionit të përbashkët të SPAK dhe antimafias së Barit, lidhur me çështjen e pastrimit të parave.
Qeveria shqiptare ka prezantuar programin e ri “Rilindje 2.0”, i cili synon modernizimin e qyteteve përmes investimeve në transportin publik, infrastrukturë urbane dhe zhvillim lokal. Ministri Ervin Demo, bëri të ditur se synohet pajisja e bashkive autobusë elektrikë për transportin publik.
Zv.kryeministrja Albana Koçiu e pyetur nga gazetarët nëse çështja Balluku pengoi drejtësinë, tha se vetë miratimi i raportit të IBAR tregoi se qeveria nuk është bërë pengesë.
Komente (0)