Rusia kërkoi largimin e diplomatëve nga Kievi, reagon Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, nuk tërhiqemi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj kërkesës së Rusisë që diplomatët e huaj të largohen nga Kievi.

28.05.2026. 14:12

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve nga Kievi, reagon Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, nuk tërhiqemi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj kërkesës së Rusisë që diplomatët e huaj të largohen nga Kievi. 

Në një postim në rrjetet sociale Hoxha thotë se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga kryeqyteti ukrainas dhe as nga mbështetja për Ukrainën, gjë që ia ka bërë të ditur siç thotë ai, edhe ambasadorit rus në Tiranë.

POSTIMI I MINISTRIT HOXHA

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.

Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t'i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)