Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, mbetet në burg kryebashkiaku

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, duke lënë në fuqi atë të Apelit të GJKKO-së.

28.05.2026. 14:41

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit.

“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ndodhet në burg prej 10 shkurtit të vitit 2025. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)