Lajm i mirë për shqiptarët, ulet më tej nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë më tej çmimet e shitjes së naftës dhe benzinës.

28.05.2026. 12:23

Lajm i mirë për shqiptarët, ulet më tej nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e fundit të tij të ulë më tej çmimet tavan për shitjen e karburanteve në tregun shqiptar.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me i naftës nuk duhet të kalojë 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është vendosur jo më shumë se 175 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar deri në 174 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 162 lekë për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku mund të rishikohen sipas ndryshimeve në treg.

Autoritetet kanë paralajmëruar të gjitha subjektet që tregtojnë karburante se janë të detyruara të zbatojnë vendimin. Në rast shkeljesh, do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)