I biri u ekzekuta nga grupet mafioze, flet nëna e parukierit italian: Sot e dimë që u vra nga njerëz të rrezikshëm

Pas goditjes së organizatës kriminale shqiptare nga SPAK dhe Prokuroria e Barit, ku u zbulua dhe vrasja e parukerit italian, ka reaguar edhe nëna e të ndjerit Francesco Diviesti.

28.05.2026. 13:38

“Nga sot dimë se djali ynë u vra nga njerëz të rrezikshëm. Për ne kjo është përgjigjja e shtetit që prisnim prej një viti. Kam vetëm një pyetje: çfarë lidhjeje kishte djali im me këto rrethana?", është shprehur Maria Marzocca, sipas mediave italiane.

Ajo shtoi se i biri Francesco ishte i padënuar dhe punonte si parukier në biznesin e të atit dhe ishte vetë baba.

Për vrasjen e tij janë arrestuar  Igli Kamberi, Nicola Di Benedetto dhe Antonio Lanotte, të cilët akuzohen si autorë të drejtpërdrejtë të krimit. Francesco u zhduk më 25 prill 2025 në Barletta, ndërsa trupi i tij u gjet katër ditë më vonë në një zonë guroreje mes Minervinos dhe Canosas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)