Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës Kosovën, ku një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas informacioneve zyrtare, incidenti ndodhi rreth orës 20:30 në rrugën “Sali Nivica”. Menjëherë pas raportimit për të shtënat, në vendngjarje kanë mbërritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi se viktima është një person i gjinisë mashkullore.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Sali Nivica’. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi”, deklaroi Pllana.
Policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)