Kontrolli i tretë mjekësor në 13 muaj, Trump: Rezultatet janë perfekte

Presidenti i SHBA, i cili më 14 qershor pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes është shfaqur vazhdimisht energjik dhe në formë më të mirë fizike në publik, krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden.

26.05.2026. 22:33

Kontrolli i tretë mjekësor në 13 muaj, Trump: Rezultatet janë perfekte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se rezultatet e kontrollit të tij të fundit mjekësor kanë qenë “perfekte”, duke hedhur poshtë spekulimet e fundit mbi gjendjen e tij shëndetësore. Përmes platformës së tij Truth Social, Trump njoftoi se kishte përfunduar kontrollin mjekësor periodik në qendrën ushtarake “Walter Reed National Military Medical Center” dhe më pas ishte rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është kontrolli i tretë shëndetësor që presidenti amerikan kryen brenda 13 muajve të fundit. Trump, i cili më 14 qershor pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes është shfaqur vazhdimisht si energjik dhe në formë më të mirë fizike në publik, krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden. Megjithatë, muajt e fundit kanë qarkulluar fotografi që kanë ngritur pikëpyetje mbi shëndetin e tij.

Në disa imazhe është vënë re një irritim i dukshëm në zonën e qafës, ndërsa në të tjera janë evidentuar mavijosje në duar. Sipas raportimeve, këto shenja mund të lidhen me përdorimin e shpeshtë të aspirinës për qëllime parandaluese ndaj problemeve kardiovaskulare. Vetë Trump ka pranuar më herët se merr doza më të larta se ato të rekomanduara të medikamentit.

Presidenti amerikan përballet gjithashtu me insuficiencë venoze, një gjendje që shoqërohet me ënjtje të dukshme në zonën e kyçeve të këmbëve. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk ka raportuar probleme serioze lidhur me aftësinë e tij për të ushtruar detyrën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)