Rrëzohet avioni pa motor në Itali, humb jetën britaniku

Një pilot britanik ka humbur jetën tragjikisht gjatë një gare ndërkombëtare fluturimi në veri të Itali, pasi avioni i tij humbi lartësinë dhe u rrëzua në një zonë pyjore malore.

Burimi: Daily Mail

26.05.2026. 21:55

Rrëzohet avioni pa motor në Itali, humb jetën britaniku

Një pilot britanik ka humbur jetën tragjikisht gjatë një gare ndërkombëtare fluturimi në veri të Itali, pasi avioni i tij humbi lartësinë dhe u rrëzua në një zonë pyjore malore.

Viktima është identifikuar si Jon Gatfield, 68 vjeç, i cili po merrte pjesë në kompeticionin “FAI Sailplane Grand Prix”, që zhvillohej pranë Varese, afër kufirit me Zvicrën.

Sipas organizatorëve, Gatfield po fluturonte i vetëm me avionin e tij kur, rreth orës 15:30, mjeti filloi papritur të humbiste lartësi mbi shpatet e Monte Grem, pranë qytetit malor Gorno në provincën e Bergamos.

Një tjetër pilot që po merrte pjesë në garë vuri re lëvizjet e pazakonta të avionit dhe ngriti alarmin. Në vendngjarje mbërritën shpejt zjarrfikësit, ekipet alpine të shpëtimit dhe një helikopter emergjence, por 68-vjeçari nuk mundi të shpëtohej.

Piloti britanik konsiderohej një figurë shumë e njohur në komunitetin ndërkombëtar të fluturimeve me avionë pa motor. Ai kishte marrë pjesë në shumë gara evropiane dhe botërore ndër vite.

Sipas raportimeve, Gatfield kishte fituar edhe etapën hapëse të garës vetëm një ditë më parë, pasi kishte përfunduar një itinerar prej 205 kilometrash në pak më shumë se dy orë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit. Dyshohet se rrëzimi mund të ketë ardhur si pasojë e një problemi teknik, një gabimi njerëzor ose një emergjence shëndetësore gjatë fluturimit.

Pas tragjedisë, organizatorët pezulluan të gjitha garat e mbetura në shenjë zie për pilotin britanik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)