Alarm në Tokio, një person spërkat substancë të panjohur në qendër tregtare, lëndohen 20 persona

Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.

Burimi: The Guardian

25.05.2026. 18:56

Alarm në Tokio, një person spërkat substancë të panjohur në qendër tregtare, lëndohen 20 persona

Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.

Sipas autoriteteve japoneze, incidenti ndodhi në katin përdhes të qendrës tregtare, ku dëshmitarët raportuan për një erë të pazakontë dhe irritim të menjëhershëm në fyt. Menjëherë pas alarmit, policia dhe ekipet e emergjencës bllokuan rrugën kryesore të distriktit tregtar, ndërsa disa persona u transportuan me barrelë drejt ambulancave.

Në vendngjarje u panë zjarrfikës dhe ekipe speciale të veshura me kostume mbrojtëse, të cilët evakuuan qytetarët për kontrolle mjekësore.

Sipas mediave japoneze, shumica e të lënduarve kanë pësuar simptoma të lehta, kryesisht irritim në fyt dhe vështirësi në frymëmarrje.

Foto: AP/Eugene Hoshiko

Një grua 70-vjeçare deklaroi për mediat se ndjeu menjëherë djegie dhe mpirje në fyt sapo iu afrua zonës së bankomatëve. “Kur hyra aty, fyti më filloi të digjte dhe mezi merrja frymë”, tha ajo.

Edhe pse rruga kryesore u mbyll nga policia, qendra tregtare vijoi të funksiononte pjesërisht përmes hyrjeve anësore.

Autoritetet japoneze kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë substance u përdor dhe motivet e autorit. Ngjarje të tilla janë të rralla në Japonia, një vend i njohur për nivelin e ulët të kriminalitetit dhe ligjet shumë të rrepta për armët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)