Një koleksion me më shumë se 100 sende luksi është sekuestruar gjatë një kontrolli të zhvilluar në zyrën e ish-kryeministrit spanjoll, José Luis Rodríguez Zapatero. Ai po hetohet për disa vepra penale që lidhen me shpërdorim influence dhe korrupsion. Sipas raportimeve, autoritetet kanë gjetur në një kasafortë rubinë, smeraldë, diamante, si edhe orë koleksioni, byzylykë, vathë dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.
Zapatero, i cili drejtoi qeverinë spanjolle për dy mandate nga viti 2004 deri në 2011, është përfshirë në hetimet mbi mënyrën e shpëtimit financiar të kompanisë ajrore “Plus Ultra”, një operacion që është kundërshtuar për përdorimin e fondeve publike. Prokurorët dyshojnë se një pjesë e bizhuterive dhe sendeve të sekuestruara mund të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme në kuadër të aferës që po hetohet.
Ndaj ish-kryeministrit rëndojnë akuza për trafik influence, organizatë kriminale dhe falsifikim. Nga ana tjetër, sekretarja e ish-kreut të qeverisë ka kundërshtuar pretendimet e hetuesve, duke deklaruar se sendet e gjetura janë pjesë e trashëgimisë familjare të bashkëshortes së Zapateros, si edhe dhurata të marra gjatë udhëtimeve ndër vite.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)