Krim i rëndë në Ulqin, 46-vjeçari nga Kosova dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe dogji shtëpinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ulqin, ku një grua shqiptare është gjetur e pajetë brenda një banese të përfshirë nga flakët. Autoritetet malazeze dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje të ndjekur nga zjarrvënie e qëllimshme për të fshehur gjurmët e krimit.

27.05.2026. 18:33

Në pranga është vënë Bashkim Gashi, 46 vjeç, shtetas nga Kosova, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka vrarë bashkëjetuesen e tij, identifikuar me inicialet D.N., 36 vjeçe, shtetase nga Shqipëria.

Ngjarja ndodhi në zonën e Kodrës, ku policia u njoftua rreth orës 00:30 për një zjarr të rënë në një banesë. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën trupin e pajetë të gruas brenda shtëpisë së djegur.

Sipas dyshimeve të autoriteteve, 46-vjeçari fillimisht ka kryer vrasjen dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin së bashku. Vetë i dyshuari ka marrë lëndime nga zjarri gjatë incidentit dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Në njoftimin zyrtar, policia malazeze deklaroi se: “Zyrtarët e policisë identifikuan dhe vunë nën kontroll një person i cili dyshohet se kreu vrasjen e bashkëjetueses së tij dhe më pas i vuri flakën shtëpisë ku jetonin së bashku.”

Trupi i viktimës është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)