Përplasen dy makina në Shëngjin, 3 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, mbrëmjen e së mërkurës në Shëngjin.

27.05.2026. 22:30

Përplasen dy makina në Shëngjin, 3 të plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona, mbrëmjen e së mërkurës në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi”, që drejtohej nga Alert Lleshi, dhe një tjetër mjet me drejtues Arben Lazrin, në të cilin udhëtonte edhe mbesa e tij, Marsela Pjetri.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia. Të tre personat e lënduar janë transportuar drejt spitalit për kontrolle dhe trajtim mjekësor.

Fatmirësisht, sipas të dhënave të para, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)