Zjarr në godinën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës
Zjarri ka përfshirë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente.
Zjarri ka përfshirë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës pasditen e së mërkurës, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të shërbimeve emergjente.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit.
Foto: LSA
Deri tani nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa grupet hetimore po kryejnë verifikimet përkatëse.
Fatmirësisht, nga të dhënat e para nuk raportohen persona të lënduar apo të bllokuar brenda godinës.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komisionerja Europiane për Zgjerimin ka vlerësuar progresin e Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian, gjatë zhvillimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në zonë u vu re një prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat u pozicionuan rreth Parlamentit për të kontrolluar situatën teksa përreth institucionit ishin vendosur barrikada metalike.
Presidenti i SHBA, i cili më 14 qershor pritet të festojë 80-vjetorin e lindjes është shfaqur vazhdimisht energjik dhe në formë më të mirë fizike në publik, krahasuar me paraardhësin e tij, Joe Biden.
Zapatero, i cili drejtoi qeverinë spanjolle për dy mandate nga viti 2004 deri në 2011, është përfshirë në hetimet mbi mënyrën e shpëtimit financiar të kompanisë ajrore “Plus Ultra”, operacion i akuzuar për përdorimin e fondeve publike.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve.
Policia e Velipojës pas publikimt të pamjevet të një tëriu që lundronte me JetSki jashtë perimetrit të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe gjobitjen e tij. Sakaq, bëhet e ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër dhe të nisjes së sezonit veror.
Katër persona, mes tyre dy turistë janë plagosur mesditën e kësja të mërkure në Fier. Ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në fshatin Mbrostar Ura, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
I dyshuari në bashkëpunim me persona të tjerë ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes skemave mashtruese ku përdorej emri i Postës Shqiptare.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku, sipas hetimeve të para, është regjistruar një përplasje e momentit mes disa personave.
Komente (0)