I kishte shpëtuar më herët një atentati, plagoset 34-vjeçari në Tiranë

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku, sipas hetimeve të para, është regjistruar një përplasje e momentit mes disa personave.

27.05.2026. 11:32

I kishte shpëtuar më herët një atentati, plagoset 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tiranë, gjatë një konflikti të çastit për motive ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Juxhin Hamajezi, është paraqitur rreth orës 23:55 në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku, sipas hetimeve të para, është regjistruar një përplasje e momentit mes disa personave, e cila ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se konflikti ka qenë i momentit dhe për motive të dobëta, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë në ngjarje.

Juxhin Hamajezi rezulton një emër i njohur për policinë. Ai i ka mbijetuar më herët një atentati me armë zjarri në zonën e Kinostudios në vitin 2018 dhe ka qenë i arrestuar në lidhje me një rast të trafikimit të klandestinëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)