Bordi i Transparencës ul më tej çmimin e naftës dhe benzinës

Ndryshimet e reja në çmim do të hyjnë në fuqi prej orës 13:30.

27.05.2026. 12:00

Bordi i Transparencës ul më tej çmimin e naftës dhe benzinës

Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas, pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, i cili ka rishikuar çmimet e karburanteve për shitje me pakicë dhe shumicë në Shqipëri.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 27 maj 2026, çmimi i naftës në shitje me pakicë është vendosur jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë jo më shumë se 178 lekë për litër.

Po ashtu, është përcaktuar edhe çmimi i benzinës, i cili do të jetë jo më shumë se 179 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 167 lekë për litër në shitje me shumicë.

Vendimi hyn në fuqi sot në orën 13:30 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku pritet të rishikohen sërish çmimet në varësi të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të çmimeve të reja, ndërsa në rast shkeljesh parashikohet pezullimi i aktivitetit të subjekteve përkatëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)