Policia e Velipojës pas publikimt të pamjevet të një tëriu që lundronte me JetSki jashtë perimetrit të sigurisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe gjobitjen e tij. Sakaq, bëhet e ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër dhe të nisjes së sezonit veror.
NJOFTIMI I POLICISE
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, Policia Kufitare shoqëron drejtuesin dhe bllokon mjetin lundrues.
Në përfundim të procedurave, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.
Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe ato të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës.
Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh.
Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj.
Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)