Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrje të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me një kamionçinë.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)