Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është mbrojtur në gjykatë gjatë ditës së fundit të procesit për akuzat mbi financimet e paligjshme nga regjimi i Muamar Gadafit për fushatën presidenciale të vitit 2007.
Ai e cilësoi procesin si një “Via Crucis”, pra një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe padrejtësish, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm.
“Po jua them duke ju parë në sy: e dua vendin tim dhe nuk mund ta besoj që në Francën e vitit 2026 një njeri mund të dënohet me shtatë vite burg për krime që nuk i ka kryer”, deklaroi Sarkozy para gjykatës në Paris. Sipas tij, pas 14 vitesh hetime nuk ekziston as prova më e vogël që vërteton akuzat ndaj tij.
Procesi lidhet me dyshimet se regjimi libian i Gadafit ka financuar fshehurazi fushatën që e çoi Sarkozy-n në Pallatin Elysee në vitin 2007. Ish-presidenti francez i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa çështja konsiderohet një nga skandalet më të mëdha politike dhe gjyqësore në Francë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)