Partia Demokratike synon të riorganizojë strukturat e saj duke propozuar një sërë ndryshimesh në statut, para se të mbajë Kuvendin e saj.
Pikë e rëndësishme konsiderohet krijimi i Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkish. Ky komision do të funksionojë si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë dhe do të veprojë përpara procesit të primareve.
Një nga risitë kryesore është roli i Diasporës shqiptare në jetën politike të partisë. Sipas propozimeve, 15% e listave zgjedhore dhe e organeve drejtuese të partisë duhet të përbëhen nga përfaqësues të Diasporës.
Ndryshimet përfshijnë gjithashtu masa për mbrojtjen e të dhënave personale të anëtarëve të partisë, si dhe saktësimin e procedurave për shkarkimin e kryetarëve të degëve, me synimin për t’u dhënë më shumë garanci për qëndrimin në detyrë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)