Pas 50 vitesh pritje, drejt hapjes autostrada 1.4 miliardë euro që 'bashkon' Greqinë
Me një gjatësi totale prej 182.1 kilometrash dhe një investim prej rreth 1.4 miliardë eurosh, E65 është ndërtuar nga kompania TERNA si një aks krejtësisht i ri, që lidh Anthilin në Lamia me Kipourion në Grevena. Rruga përshkon rajone kyçe të Greqisë si Fthiotida, Thesalia dhe Maqedonia Perëndimore.
Një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në historinë moderne të Greqisë po hyn në fazën e tij finale. Pas 50 vitesh diskutimesh, pengesash politike dhe sfidash financiare, autostrada E65, që pritet të ndryshojë rrënjësisht hartën e transportit në vend, është tashmë drejt përfundimit, me punimet që kanë arritur në mbi 95%.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga kompania “Central Greece Motorway”, progresi në seksionin verior është pothuajse i plotë. Tunelet kanë përfunduar në 99.92%, urat në 99.54%, punimet e dheut në 99.84%, ndërsa asfaltimi ka arritur në 85.57%, me ritme intensive pune çdo ditë.
Pamjet e fundit ajrore nga segmenti Kallabaka-Oxynia tregojnë qartë se projekti ka hyrë në metrat e fundit. Sinjalistika rrugore është pothuajse e vendosur, ndërhyrjet përfundimtare janë drejt mbylljes dhe aksi i ri tashmë ngjan me një autostradë gati për t’u hapur për qarkullim.
Me një gjatësi totale prej 182.1 kilometrash dhe një investim prej rreth 1.4 miliardë eurosh, E65 është ndërtuar nga kompania TERNA si një aks krejtësisht i ri, që lidh Anthilin në Lamia me Kipourion në Grevena. Rruga përshkon rajone kyçe të Greqisë si Fthiotida, Thesalia dhe Maqedonia Perëndimore, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes lindjes dhe perëndimit të shtetit fqinj.
Foto: X/@Central Greece Motorway
Autostrada me dy korsi në secilin drejtim është projektuar për shpejtësi 110-120 km/orë dhe financohet kryesisht nga fondet evropiane të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, çka ka përshpejtuar ndjeshëm afatet e realizimit.
Përfitimi për qytetarët do të jetë i menjëhershëm. Udhëtimi Athinë-Kardhicë do të zgjasë vetëm 2 orë e 35 minuta, ndërsa Athinë-Trikalla më pak se 3 orë. Pas përfundimit të seksionit verior, distanca drejt Meçovës do të përshkohet për rreth 4 orë, ndërsa udhëtimi nga kryeqyteti helen për në Kozani dhe Kostur do të reduktohet në rreth 4 orë e gjysmë.
Një ndikim i madh pritet edhe në transportin tregtar, pasi rruga nga porti i Pireut drejt Ballkanit Perëndimor do të shkurtohet me afro dy orë, duke eliminuar segmentet e vjetra të njohura për kthesat e rrezikshme si Domoko.
Përfitime të mëdha priten edhe për turizmin, pasi destinacione si Meteora, Liqeni i Plastirës, Meçova, Zagoria, Kozani dhe Kosturi, që do të bëhen shumë më të aksesueshme për vizitorët nga Athina.
Hapja e seksionit verior pritet në fund të qershorit 2026, edhe pse autoritetet greke ende nuk kanë shpallur një datë zyrtare. Ajo që duket e sigurt është se pritjes shumëvjeçare po i vjen fundi dhe një nga autostradat më të rëndësishme të Ballkanit është vetëm pak javë larg inaugurimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një incident dramatik ka ndodhur në qiell mbi Austri, i cili për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, kur një avion i vogël u përplas në ajër me një parashutiste, duke e rrëzuar atë mes Alpeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e shpejtë të virusit Ebola në Kongo, ku deri tani janë regjistruar të paktën 220 viktima.
Momente paniku janë regjistruar në qendër të Tokios, pasi një person spërkati një substancë të panjohur pranë bankomatëve të një qendre tregtare në zonën luksoze të Ginzas, duke lënë të paktën 20 persona të lënduar.
Rusia ka lëshuar një paralajmërim të fortë për banorët e Kiev, duke u kërkuar qytetarëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare që të largohen nga kryeqyteti ukrainas dhe të shmangin objektet ushtarake e administrative.
Një situatë e pazakontë ka shkaktuar tension në ambientet e Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ku një grua është ndaluar nga policia pasi tentoi të hynte në gjykatë me një thikë.
Një djalë 12-vjeçar u godit dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Via Vergini, në lagjen Sanità të Napolit. Sipas raporteve fillestare, dyshohet të jetë goditur me thikë nga i ati gjatë një grindjeje familjare.
Sipas dëshmive të ish-zyrtarëve europianë dhe të FMN-së, skenari i njohur si “Plan B” ishte hartuar në fshehtësi të plotë nga ekspertë të Komisionit Europian, BQE-së dhe FMN-së për të menaxhuar një Grexit të mundshëm, në kulmin e krizës së vitit 2015.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe raortohet se të paktën 10 pasagjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore.
Ai tha nga Pekini se do të japë dorëheqjen, duke deklaruar se më pas do të shihet nëse do të ketë zgjedhje parlamentare apo presidenciale pas 90 ditësh.
Mickoski tha se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, por insistoi që debati të zhvillohet “në prizmin e duhur”.
Ivica Daçiç zbuloi se gjatë incidenteve në protestën e së shtunës, 17 oficerë policie u plagosën dhe 47 persona u ndaluan nga forcat e policisë për aktet e dhunës që dominuan mbrëmjen në kryeqytetin e Serbisë.
Vendimi për të rikthyer në krye të partisë Kemal Kılıçdaroğlu nxiti incidente në selinë e Partisë Republikane Popullore në Ankara, ku u regjistruan përleshje midis mbështetësve të kryetarit të rikthyer dhe atyre të Özel.
Ramush Haradinaj mbajti fjalimin e fundit si kryetar i AAK-së, duke deklaruar se angazhimi i tij për Kosovën do të vazhdojë edhe pas largimit nga drejtimi i partisë.
Ndërkohë, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd dënoi ashpër sulmet ndaj forcave të rendit, duke theksuar se të gjithë personat e përfshirë në dhunë do të identifikohen dhe procedohen penalisht.
Komente (0)